Rifat Klaiqi

 

 

 

SHTEGTIMI RRUGĖVE TĖ NGRIRA

 

 

 

bfbfjgtr

 

Muhaxhirėt ( Baladė)

Ē'ka kanė bjeshkėt o bre qė ushtojnė.
Ē 'ka kanė lugjet o bre qe po fshajnė,
Ē’ka kanė malet qė s'mugullojnė,
Ē 'ka hana qė s'po shėndrit,
Ē 'ka ka djelli qė s'po ban dritė,
Ē 'ka kanė shpendet qe s'po knojne,
Ē 'ka kanė qyqet o bre qė s'vajtojnė.

Muhaxhirėt kah po shkojnė,
Kanė lanė tokė e kanė lanė shpi,
Kanė lanė dhen e kanė lanė dhi,
Kanė lanė bukėn n’ēerep hi,
Kanė lanė ēorbėn n'veksh tuj zi,
Kanė lanė sofrėn t'shtrume n'shpi,
Kanė shkue miqtė o buke pa u ngi,
Kanė lanė zhgujt o n’veg  pa u krye,
Kanė lanė pajėn ēikat pa e marue,
Kanė met nuset te dhandri pa shkue,
Kanė met krushqit e bre pa u kthye,
Kanė met djemtė o dhanėr pa hi,

Ohh... muhaxhirėt o bre kah po shkojnė,
Dru e gurė o bre ē'po vajtojnė,
Bari n'tokė o bre s'po mbin,
muhaxhirėt kanė marrė dynjanė n'sy
Vdesin n'borė e vdesin n'shi,
Vdesin pleq o bre vdesin t’ti
Vdesin gra e vdesin fėmijė.


 

Muhaxhirėt bre kah po shkojnė ,
Pėr ta malet po vajtojnė,
buk pa hangėr e ujė pa pi,
Kanė marrė udhėn pėr Shqipni,
Udhėn e gjatė o bre pėr Turki,
oh kush njeh Zot, bre din e iman
Muhaxhirėve konak iu ban,
Muhaxhirėt brenda i shtin,
Shtronju mirė o bre pėr me fjet,
Se ju ēon Zoti n'xhehnet,
Se j’ua kthen o Zoti n'nahiret.

 

 

 

    Foto e ikjeve po sikurse nė Baladė

     

 

 

 

 

 

                                                                                 Kėnga e Muhaxhirėv

 (varianti i dytė)

 

Ē’janė k’to shpi pa tymue

Muhaxhirėt i kanė lshue

N’kohė t’shtira tuj udhėtue

Pleq e fėmij pėr mej pshtue

Ah anmiku qoftė mallkue

Pėr shumė t’ri qė i ka varrue

Shum zullum asht tuj marue

Ēka kanė udhėt qi janė shtrembue

Muhaxhirėt tuj udhėtue

T’gjith tuj kajt e tuj vajtue

Haj medet ku dojnė me shkue

Qysh vatanin me e lshue

Po bjen shi e po bjen borė

T’mjert muhaxhirėt kah po shkojnė

Po ju vdesin fėmija n’borė

Ēka kanė bjeshkėt qi po ushtojnė

Muhaxhirėt po luftojnė

Luftojnė t’mjerėt n’borė e n’shi

Buka pa hangėr e ujė pa pi

Pėr me i pshtue rob e fmijė.

Ēka ka dielli qė s’ban dritė

Muhaxhirėt e kanė nxi

Ēka ka veriu qi po frynė

Muhaxhert po i mėrdhin

Po bjen bor  e po ban stuhi

Nanave n’dorė fėmijėt iu kanė ngrirė 

Ē’po ban krra-krra korbi i zi

Pėr muhaxhir a ka ma zi

Lan vatan e pasuni

Me veti kishin kazan, ēergė e kusi

Edhe morėn jetnė nė sy.

 

 

 

(Kėtė variant e kam ruajtur nė kujtesė, pasi e kam  dėgjuar nga hallat e mia, Hanifja e Zarfija, tė cilat e kanė pėrjetuar tmerrin e vrasjes sė meshkujve tė shtėpisė dhe rrugėtimin mė tė keq qė mund ta pėrjetojė njeriu – largimin e dhunshėm nga shtėpia dhe atdheu).

 

 

 

Dėbimi i shqiptarėve nga Sanxhaku i Nishit

 

 

Qė nga viti 1833 kur Serbia kishte fituar autonomi kulturore nga Perandoria Otomane, kishte filluar planet jo vetėm pėr pushtimin e tokave shqiptare, por edhe pėr zhdukjen e tyre nga faqja e dheut.  “Naēertanija” e Ilija Garashaninit ishte njė platformė dhe program pėr dėbimin e shqiptarėve nga trojet e veta. Ky program ishte konstruktuar nė vitin 1844, ndėrkohė qė ishte realizuar gjatė dhjetorit 1877 dhe janarit 1878. Gjatė kėsaj kohe, tė gjitha faktet historike thonė se janė pėrzėnė nga trojet shekullore afro 700 vendbanime. Trojet shqiptare nuk kishin pėsuar tragjedi mė tė madhe dhe kaq ngushtim tė hapėsirės gjeografike, askurrė mė parė.

Shqiptarėt nė ato vise  ishin vendas, qė dėshmohet edhe nė dokumentet e hershme. Nė  “Regjistrimin turk tė vitit l455 “, banorė  tė   fshatit Gjelekarė ishin njėfarė Branku  i biri  i Berishės   dhe Radonja  gjithashtu  i biri i Berishės. Edhe  nė  Gėrbac pėrmenden Vlladko Arbanas dhe Novaku  i  biri  i Arbanasit. Edhe nė ditėt e sotme ekzistojnė fshati Arbanash dhe  Arbanashka nė rrethin e Prokuples.

 

 

Trevat e banuara me popullsi shqiptare gjatė sundimit osman (1878),tė organizuara nė vilajete

 

 

Pra edhe pse kjo trevė qe nga parahistoria ishte e banuar me fise ilire, autorė tė ndryshėm serbė pėrpiqen qė shqiptarėt t'i nxjerrin si kolonizues tė tokave serbe. Sipas Jovan Cvijiqit, Dushan Popoviqit, Luba Stojanoviqit, Vlladimir Stojanoviqit, Anastasije Urosheviqit e shumė tė tjerėve, familjet shqiptare si kolonizues kanė depėrtuar deri nė Toplicė, Leskoc, Vrajė e gjetiu pas “ dyndjes sė madhe serbe” tė vitit   1690. Sipas burime arkivore, por edhe sipas njė burimi serb deri  nė mes tė shek.XIX vetėm nė rrethinė tė Leskocit dhe tė Prokuplės ishin mė se  300 fshatra shqiptare, kurse deri nė vitin 1877 vetėm nė rrethinė tė Pustarekės dhe tė Jabllanicės ishin 1539 shtėpi shqiptare. Me depėrtimin e ushtrisė serbe, andej fshatit Bucė, pothuajse nuk kishte mbetur asnjė familje shqiptare. Kėshtu nga Pustareka e Jabllanica pothuajse tė gjitha familjet shqiptare u nisėn  kėmbė  drejt Gollakut. Se ēfarė terrori ėshtė bėrė mbi shqiptarėt, dėshmon e dhėna se pas dėbimit tė shqiptarėve, Serbia nė krye me Mita Rakiqin kishte dėrguar ekipe pėr ta popullzuar atė pjesė me kolonistė para se tė mbahej Kongresi i  Berlinit. Ekipet pėr formimin e komunave dhe regjistruesit, ndėr tė tjera, shkruanin: "Kėtu tė gjitha fshatrat kanė qenė shqiptare, tani janė tė shkreta, tė djegura dhe tė rrėnuara, prandaj edhe nuk mund tė formohen komuna “ . Tė djegura, tė shkreta dhe tė rrėnuara, regjistruesit i kishin shėnuar 53 fshatra..

Se ēka kanė pėrjetuar shqiptarėt gjatė dėbimit secila familje ėshtė  njė histori nė vete, por vlen tė  pėrmendet edhe njė fragment i udhėpėrshkruesit serb, Sreten Popoviq qė, ndėr tė tjera, shkruante:"Ato net, shumė familje shqiptare duke udhėtuar me fėmijėt e tyre, nga acari i madh pėsuan humbje tė mėdha nė njerėz. Shumė fėmijė nė qerre ose nė shpinė  tė nėnės u ngrinė dhe vdiqėn. Kishte raste tė shumta kur edhe pleqtė vdisnin nga tė ftohtit. Qystendili i Bullgarisė nė janar tė vitit 1878 ishte pėrplot  shqiptarė, sikur Bllaca e prillit tė vitit1999. Pėr fatin e mirė tė kėtij populli, pėr dallim nga vitet 1877-1878, kėtė herė, kėtė katrahurė po e pėrcillte e tėrė bota, kurse shtetet mė tė fuqishme e mė demokratike, nė krye me SHBA-tė dhe Britaninė e Madhe u vunė nė krah tė drejtėsisė  dhe bashkė edhe me shtete tė tjera e ndihmuan kėtė popull qė tė kthehej nė tokėn e tij shekullore. 

 

 

Bllaca. Kėtu, mė 1999 shqiptarėt e Kosovės, tė pėrzėnė me dhunė nga ushtria, policia dhe paraushtarakėt serbė grumbulloheshin pėr tė vazhduar tutje, nė rrugė tė pa krye.

 

Gjithė atė dhunė dhe terror Serbia i arsyetonte me faktin se shqiptarėt kishin ardhur si kolonizues, prandaj po pėrhapnin propagandė poshtėruese, gjoja se vetė kishin ikur nga frika e hakmarrjes. Si fakt tjetėr nxirrnin atė se shqiptarėt kishin luftuar nė anėn e ushtrisė turke, prandaj edhe pas disfatės sė saj kishin ikur. Shkak i dėbimit tė shqiptarėve me dhunė ishte synimi i  Serbisė pėr formimin e shtetit etnik dhe zgjerim tė territorit shtetėror tė tyre.

Pėr dėbimin e shqiptarėve princin Milan e ndihmoi edhe Austro – Hungaria ngase me armiqėsimin e serbėve me  shqiptarėt do tė angazhohej si ndėrmjetėsuese nė viset e Kosovės qė i  konsideronte  pjesė tė sferės sė vet tė interesit  politik.

Serbia gjithashtu synonte t'i realizonte kėrkesat e Perandorisė Osmane qė nė Kongresin e Berlinit  t’i   ktheheshin tokat e banuara me popullsi myslimane.

 

 

Shqiptarėt nė rrėnojat e shtėpive tė djegura nga serbėt

 

 

Serbėt kan filluar gjenocidin kunder shqiptarve me 1877-1878 kur bėnė „pastrimin etnik“ tė Sanxhakut tė Nishit e vazhduan nė vitin 1912 deri te ēetnikėt e Millosheviēit me 1998-1999 !!

 

 

Shqiptarėt t ė zėnė rob nga ana e serbėve

 nė vitin 1912 duke marshuar nė Beograd

.

 

 

Harta e  Komunės sė Lebanės

Fshati Klaiq

 

 

 

 

 

Fshati Klaiq i Komunės sė Lebanės, tashti i   banuar me serbė

 

Klaiqi ėshtė njė fshat qė gjendet nė Komunėn e Lebanės, 25 kilometra larg kufirit Kosovė -Serbi, saktėsisht larg vendbanimit tė dytė tė familjes sime, Kikės.

Para shpėrnguljes sė banorėve, Klaiqi kishte  mė shumė se 80 shtėpi. Ka qenė i pasur dhe mjaft i zhvilluar pėr shkak tė tokės pjellore. Mė 1860 nga fshati janė shpėrngulur disa familje, si Kokajt, tė vendosur nė Malėsi tė Karadakut. Familjet kishin qenė tė pasura pasi qė kishin qenė tagrambledhės (spahi), jo vetėm nė Klaiq, por edhe nė fshatra tė tjera, si nė Bajre, Bucė, Drvodel, etj. Duke mbledhur taksa (tė dhjetat) kanė rėnė nė hasmėri. Pasi Kokajt kanė vrarė dikė, kuvendi kohės i mbledhur nga fiset, kishte marrė vendim qė spahinjtė t’i shitnin trojet nė Klaiq dhe tė  vendoseshin diku tjetėr. Tė shpėrngulurit u vendosėn nė jug tė Mireshit (ish-Dobėrēanit), kur edhe ėshtė formuar fshati Kokaj. Disa shtėpi, po nė atė kohė janė vendosur nė Gjilan. Shumica syresh jetojnė edhe sot nė  kėto dy vendbanime. Thuhet se banorėt e fshatrave pėrreth Klaiqit, tė cilėt i jepnin tė dhjetat janė gėzuar, duke shpresuar se pas kėsaj shpėrnguljeje nuk do tė paguanin mė taksė. Mirėpo, tradita e mbledhjes sė taksave, sipas burimeve tė kohės, kishte vazhduar edhe mė, deri kur fshati, afėrsisht sė bashku me 700  vendbanime tė tjera ishte detyruar nga regjimi serb i kohės, 1877-78, tė shpėrngulej nga trojet stėrgjyshore. Ndėrkaq, nė kėta dy vjet tė vėshtirė tė shpėrnguljes masive, nga Klaiqi kanė dalė  mė shumė se 79 familje. Vetėm nė Poliēkė janė vendosur 16 familje, nė Desivojcė 4 , nė Marocė afėr Poliēkės 3 , nė Gmicė 3, nė Svircė 6, nė Gjilan 10, nė Laēiē 3, nė Velegllavė 2, nė Tygjec 5, nė Shqipėri 5, dhe nė Runikė tė Drenicės 1 familje. Familjet pastaj janė zgjeruar, kėshtu qė janė vendosur tė jetojnė edhe nė shumė vendbanime tė tjera, kryesisht urbane. Do pėrmendur kėtu qė ende ka toponimi shqipe nė kėtė fshat, si Latifova Livada (Livadhi i Latifit), etj. Fshati ka qenė pothuajse i pari qė ishte kolonizuar nga serbėt pėr faktin se ishte ndėr mė pjellorėt nė kėto anė.

 

 

Tragjedia e familjes sė Bekė Klaiqit

 

 

Klaiqi, trualli i tė parėve tė mi, tėrėsisht  i banuar me shqiptarė, i begatshėm me pyje, kullota, tokė tė punueshme,  nė veēanti me livadhe tė mira, pėr mė pak se dy muaj kishte mbetur pa asnjė shqiptar. Tė parėt e mi, pėrkatėsisht edhe gjyshi im Beka qė ishte shumė i pasur e shtėpi nė zė,  pati tė njėjtin  fat. Ishte njė natė e kobshme janari, kur  gjyshi im, Beka me tė vėllain Mehmetin  nuk ishin nė shtėpi, njė ēetė banditėsh serbė hyri nė shtėpi dhe i nxori shtatė meshkuj nga shtėpia, i lidhin nė prani tė anėtarėve tė tjerė, i nisin drejt pyllit dhe prej atij momenti u humb ēdo gjurmė. Gra e fėmijė tmerrohen. Me tė arritur nė shtėpi tė nesėrmen nė mėngjes Beka e Mehmeti e kuptuan se ēka kishte ndodhur.

Po atė ditė nė shtėpinė e Bekės arrin njė ēetė banditėsh tė tjerė dhe nga ai  i  kėrkojnė meshkujt e shtėpisė. Beka u thotė se i keni marrė ju, kurse ata ia kthejnė se meshkujt e shtėpisė suaj kanė dalė nė mal dhe po nuk u kthyen deri nė mbrėmje tė gjithėve do t’ju presim e djegim.

 

 

 

Njė nga livadhet dhe pylli i Klaiqit foto origjinale

 

 

Mbi temelet e shtėpsė sė Bekės u ndėrtua njė objekt si nė kėtė foto nė Klaiq

 

Me tė mbaruar  tė atij dialogu plaēkitėn  aq sa mundėn dhe shkuan. Duke mos  ditur  si t’ia bėnin , Beka e thėrret tė vėllain, Mehmetin dhe i propozon  tė linin plėng e shtėpi dhe tė largoheshin sa mė parė pėr t'i shpėtuar ata shpirtra njerėzish qė i kishin shpėtuar masakrės. Vendosėn, gjithashtu, qė kunatat, tė cilave u ishin vrarė burrat t'i kthenin nė gjini  tė vet. Ato ishin nga  fshatrat Bajrė, Bucė e Radec.

 

 

Kazani i ardhur nga Klaiqi mė 1878

 

               

 

                                Shpata e Bekės                         Pushka e Bekės                                           

                                                          

Kazani, shpata, pushka dhe tigani (fulterja).

 

Sa herė qė kam parė kėto relikte, tė sjella nga Klaiqi nga tė parėt e mi, sytė mė janė mbushur me lot. Kam menduar se ēka do tė ishte mė e dobishme pėr tė fituar tė humburėn - tokėn e shenjtė. Tė gjitha rrugėt mė janė ngrirė dhe jam orientuar pėr mbijetesėn e tė mbeturės.   

 

 

Njė rrugic nė Klaiqi foto origjinale

 

I ngarkojnė dy kuaj me gjėra elementare, si miell, tėlyen, njė kazan me verigė, njė fultere dy cerga. Fulterja  edhe sot ndodhet te vėllai im Latifi. Kazani te pasardhėsit e vėllait tim, Bekteshit, kurse shpatėn, pushkėn e verigėn i kam unė.  Me tė dalė nga shtėpia ua hapin dyert stallave qė ishin pėrplot me bagėti, si dele, dhi, lopė e kuaj. Nga  tė dhėnat qė kam arritur t’i grumbulloj, atė natė tmerri nga Klaiqi ishin nisur: gjyshi im  Beka  me tė shoqen Selimen, i vėllai me djalin e vogėl Latifin, i vėllai i gjyshit – Mehmeti - me tė shoqen Zizėn dhe me dy tė bijat Hanifen dhe Zarifen. Sikur shumica e familjeve shqiptare tė Gollakut tė Epėrm qė kishin ndonjė lidhje familjare nė Gollak edhe gjyshi im Beka niset drejt Kikės, ngase atje  i  kishte tė martuara dy kushėrira. Njėra ishte e martuar nė familjen e mulla Osman Shurdhanit, kurse tjetra nė familjen e Jashar Bunjakut, qė tė dyja nga Poliēka. Gjatė udhėtimit, pėrveē borės dhe acarit tė madh, hasnin edhe nė banda serbe. Kur kanė rėnė nė njė pritė te Ēeshmja e Radecit, derisa Beka e Mehmeti luftonin me hordhitė serbe, gratė nga tmerri e kishin lėnė njė fėmijė nė borė. Pas njė orė udhėtimi u ka rėnė ndėrmend, janė kthyer prapa dhe pėr fat e kanė gjetur tė gjallė. Nė  pritė tjetėr kanė hasė edhe nė vendin e quajtur Te Llogori i Markut. Edhe aty e kanė ēarė rrethimin dhe kanė vazhduar rrugėn drejt Kikės. 

Llogori i Markut, qė besohet tė ketė qeni i ndonjė shqiptari me emrin Mark, i kishte shėrbyer eprorėve tė lartė i bandave serbe, tė cilat kudo qė i kanė hasur shqiptarėt nėpėr shtėpitė e tyre i kanė dėrguar nė atė kamp (llogor) dhe i kanė keqtrajtuar keq, madje disa syresh edhe i kanė ekzekutuar. 

 

 

Vija kufitare dhe fshatrat rreth Kosoves tė gjitha te zbrazura me shqiptar